Kur jemi rreth afro 24 orë nga dueli mes Romës dhe Feynordit, i vlefshëm për finalen e Europa League, sfida ka filluar të "nxehet". Janë pikërisht tifozët që priten të dhurojnë emocione dhe nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.
Por si duket ka dhe nga ata huliganë që ndoshta mund të shkaktojnë probleme. Dy prej tyre, të cilët ishin holandezë, kanë përdhosur autobusin e skuadrës italiane, duke kryer nevojat e tyre dhe duke e filmuar këtë skenë, përballë hotelit ku do të grumbullohet skuadra e Romës në Tiranë. Një gjest i shëmtuar që është kritikuar masivisht në rrjetet sociale.
Albania. 23.05.2022
— HooligansTV (@HooligansTV_eu) May 24, 2022
Feyenoord fans vs. AS Roma team bus in Tirana before the Conference League final between these teams. pic.twitter.com/Hidvf66wcI