Sherri banal dhe përgjakja e Komisariatit nr.3/ Autori i ri në polici, viktima 20 vjet efektiv

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2022, 22:29

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme nê ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet. Pas një sherri për motive banale, efektivi Ludian Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit humbi jetën sapo u transportua në spital pasi nuk mund të mbijetonte prej plagëve të marra.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima kishte 20 vite në radhët e policisë ndërsa autori prej një viti e gjysmë iu ishte bashkuar forcave të policisë. Efektivi Ludian Zaimi është ndaluar në ambientet e Komisariatit dhe pritet marrja në pyetje e tij për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit