Babëzia e ndërtuesëve është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri. Aq sa shpesh herë apartamentet ndërtohen jashtë çdo standarti vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë nga qytetarët e shkretë që duan të blejnë apartamente.
Një skandal i vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në Yzberisht të Tiranës ku një person që ka humbur jetën po nxirrej nga apartamenti me vinç, pasi shkallët janë të ngushta. Sipas qytetarëve të skandalizuar që kanë dërguar fotot pranë redaksisë së Joq Albania, shikohet se si një vinç i gjatë është përdorur për të lëvizur trupin e të ndjerit.