Forca e një lideri, Ibra thyen tavolinën pas fjalimit emocionues në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 18:01

Pavarësisht se nuk mban shiritin e kapitenit në krah, Zlatan Ibrahimovic është lideri absolut i këtij Milani dhe kjo duket qartazi. Suedezi nuk ka qenë shpesh protagonist këtë sezon që Milani fitoi dhe titullin, por ka ndihmuar skuadrën nga stoli ose tribuna me grintën që e karakterizon.

Edhe mbrëmjen e djeshme, pas kurorëzimit si kampionë, skuadra ka festuar si e çmendur, por ai që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë pikërisht Zlatan Ibrahimovic, që ka mbajtur një fjalim emocionues para gjithë lojtarëve dhe stafit.

"Milani nuk është Milani... Italia është Milani", dëgjohet të thotë Zlatan dhe në adrenalinë e sipër ngre tavolinën dhe e rrokullis tutje. Kaq ka mjaftuar që që shpërthejë entuziazmi në dhomat e zhveshjes. Pamjet po bëjnë xhiron e mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit