Gjesti i futbollistit të Cityt bëri xhiron e mediave, Zinchenko: Jam krenar që jam ukrainas

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 09:46

Manchester City u shpall mbrëmjen e djeshme kampion i Premier League, ndërsa festa ka qenë madhështore. Mbrojtësi i "qytetarëve" Oleksandr Zinchenko, pas triumfit, ka thënë që është krenar që është ukrainas. Ai mbështolli trofeun me flamurin e Ukrainës dhe gjesti i tij bëri xhiron e mediave.

Zinchenko u shpreh:

Fillimi i luftës në Ukrainë ishte periudha më e vështirë në jetën time. Jam shumë krenar që jam ukrainas. Do të më pëlqente që një ditë ta çoja këtë trofe në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë. Shpresoj që lufta të mbarojë sa më shpejt dhe njerëzit të jetojnë në paqe.

Kujtojmë që trofeu i fituar mbrëmë nga ‘Citizens’ është i katërti në pesë vitet e fundit për këtë skuadër dhe një meritë absolute ka trajneri Pep Guardiola, i cili po vendos diktatin me skuadrën e tij në futbollin anglez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit