Në Tiranë qytetarët s’kanë ujë për të pirë, oligarkët e Lalit e derdhin lumë nëpër rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2022, 01:11

Në Tiranë, uji ështê një problem i madh për qytetarët pasi ndodh që për ditë me radhë nuk ka ujë ose edhe kur ka është me orar e çmimi është tepër i lartë. Teksa qytetarët kujdesen që mos të shpërdorojnë asnjë pikë të ujit i cili vjen mjaft i ndotur, oligarkët që ndërtojnë çdo ditë cepave të Tiranës nuk e kanë një problem të tillē.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë faktin se si oligarkët e Lali Erit shpërdorojnë ujin gjatë ndërtimeve të tyre për pallate në çdo cep të Tiranës. Në pamjet e mëposhtme nga lagjia pranë Xhamisë Xhura, te Oxhaku mund tê shihet se si uji rrjedh pa pushim mes inerteve të ndërtimeve të reja. Sipas qytetarëve kjo situatë vazhdon prej 3 ditësh por askush nuk e “çan kokën” edhe pse lagjia është mbushur plot me ujë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Jeta Osh Qef! Ja si lihet uji te shperderohet nga oligarket e Lali Erit qe po ndertojn pallate ne cdo cep te Tiranes. Dhe pastaj ata te ujesjellsit na vijn neper shpia kur ne qytetaret e thjesht shperdorojm ujin per te freskuar oborret e shpise! Gjithe lagja eshte mbushur me uje! Ky uje ka 3 dite qe rrjedh qe askush nuk e can koken. Kjo video eshte rregjistruar nga nje lagje e Tiranes prane Xhamia Xhura tek Oxhaku. Uji vazhdon te rrjedhe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit