Pushuesit u shtangën nga ndotja e plazhit sot, zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.05.2022, 18:26

Ditën e sotme qytetarë të shumtë kanë raportuar në JOQ ALBANIA një ndotje të madhe në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës. I gjithë bregdeti është mbushur me një pluhur të verdhë dhe kjo i ka lënë të shtangur pushuesit që këtë të dielë kishin vendosur ta kalonin në plazh.

Drejtoria e Mjedisit ka dalë në terren për të monitoruar situatën e krijuar në bregdet dhe janë marrë edhe kamione për analiza, të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës. Drejtori Rajonal i Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku duke folur për TCH tha se kjo ndotje është shkaktuar nga një fenomeni natyror i krijuar nga poleni i pishave pasi zona e bregdetit ka shumë pisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit