Paraditen e sotme redaksia e JOQ publikoi rastin e një debati të ashpër mes një vajze dhe një burri të moshuar në urbanin e Institutit. Vajza ka arritur të ruajë qetësinë deri në një farë pike dhe më pas i është kthyer të moshuarit, i cili dukej se ishte i pirë, duke e bërë për një lek.
Ai e ofendoi por edhe ajo ama, me edukatën e saj nuk ia la pa ia kthyer përgjigjen që meritonte. Komente nga më të shumtat plasën në faqen “JetaOshQef” në Facebook, çka ka bërë që vajza të reagojë për së dyti.
Ajo ka shkruar në redaksinë tonë dhe ka bërë me dije se nuk jeton në Shqipëri, ama nuk mund të rrijë pa reaguar ndaj një fenomeni të tillë. Veç kësaj vajza u thotë edhe djemve që kanë bërë videon se në vend që të silleshin në atë formë, duhej të kishin reaguar, duke qenë se i moshuari i ofendoi edhe ata më parë.
“Jam ajo vajza në autobus sot. Nuk jetoj këtu dhe kur shikoj si është degraduar ky vend më vjen gjynah. Xhaxhi dhe mbase s’ka pirë. Komentet që bëhen po i lexoja dhe më vjen keq që njerëzit nuk kuptojnë dhe nuk e vënë veten në vendin e tjetrit. Të gjithë e dimë statusin ekonomik të familjeve shqiptare. Është e vërtetë që duhet liruar vendi të moshuarve, po si ai në autobus kishte dhe të tjerë në këmbë. Për ata që kanë komentuar se unë mund ta kem reagimin nga injoranca, hormonet, tezet etj, ju them se nuk rri dot indiferente kur shikoj që ky në këtë moshë ofendon një tjetër të moshës së tij për flokët si lesh b**e sepse kur po e dëgjoja, po mendoja t’ia bënin një familjari tim, çfarë do t’i kisha bërë. Apo ti thotë tjetrit “Ti s’ke bukë të hash në shtëpi. Merr 100 mijë lekë”. Apo ti thotë fatorinos “Ti një copë fatorino je, merr ato lekë që të jap unë”, kur ai me atë punë mban familjen dhe s’rri tapë si ky xhaxhi duke bërë xhiro me autobus. Nuk mund të tallet me hallet e tjetrit. Për këta çunat që kanë bërë videon iu them “Faleminderit, por bëhuni pak më shumë burra se dhe me ju u kap, po në vend të videos duhet t’i mbyllnit gojën”. Më vjen keq për xhaxhin por nuk është e hijshme për mua si femër të hipi në autobus e të dëgjohen këto muhabete. Aty mund të kishte dhe fëmijë”, – shkruan vajza në reagimin e saj.