Gëzim Ahmetaj është një këngëtar i mirënjohur i muzikës popullore në vendin tonë i cili jeton i vetëm me qira në një shtëpi në Tiranë. Ahmetaj e shtyn muajin vetëm me pensionin që merr prej 13.300 lekësh por tani një sëmundje e rëndë po i rrezikon jetën dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Gëzimit i duhet të bëjë një minirezonancë jashtë shtetit që kushton 450 € por me pensionin që ai merr 10.000 lekë i duhen vetëm për pampers pasi është paralizuar prej dy muajsh. Në apelin e mbërritur në redaksinë tonë thuhet se duke ndihmuar Ahmetajn të bëjë minirezonancën që kërkohet mund t'i shpëtohet jeta.
Apeli:
Mirmbrema JOQ Albania . Do kisha nevoje per ndihmen tuaj per te sensibilizuar per te ndihmuar nje pensionist ne rrezik jete ne Tirane. Pensionisti Gezim I duhet te beje nje minirezonance jashte shtetit shtetit , qe kushton €450 . Le te veme doren ne zemer e ta ndihmojme per ta shpetuar nga rreziku per jeten , sa nuk eshte vone per te . Do ju ishim shume mirnjohes nese me kontributin e cmuar human ta kthejme buzeqeshje e nje jete te gjymtuar , qe eshte ne varesi te humanizmit tone. Ky kontributit do te hidhet ne numer te llogarise te kryetarit te shoqates te pensionisteve te shqiptareve, Xhani Faik. ky eshte kengetari Gezim Ahmeti me permasa kombetare. Ka dy muaj qe eshte paralizuar. Jeton me qira ne Tirane dhe ka vetem 13.300 leke ne muaj. Vetem per pampersa i duhen 10000 leke ne muaj.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.