Në fushatën për Ditën e Nënë, Calvin Klein reklamon të brendshmet përmes një burri shtatzënë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.05.2022, 16:13

Në fushatën për Ditën e Nënës, gjiganti i njohur modës Calvin Klein shfaqi një burrë transgjinor shtatzënë. Personi ne foto është Roberto Bete nga Brazili.

Ky i fundit u fotografua duke shfaqur barkun e tij të vogël me gruan Erika Fernandes.

Postimi nxirrte në pah realitetin e familjeve të reja, teksa përmendet shtatzënia e Betes dhe gjithashtu se çifti së shpejti pret ardhjen në jetë të djalit të tyre, Noah.

Çifti në këtë foto të Calvin Klein është i vërtetë, dhe djali në foto ka qenë vërtetë shtatzënë sepse është transigjior nga femër e kthyer në mashkull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit