Këngëtarja Semi Jaupaj, ka qenë një mike e ngushtë me aktorin Donald Veshaj, por marrëdhënia e tyre u prish për disa kohë.
E gjitha ndodhi, pasi Donaldi nisi një kapitull të ri dashurie me Beatrix Ramosajn, dhe pas takimit që kishte me Bora Zemanin. Semi tha se që nga fillimi ajo e besonte dashurinë mes Donaldit dhe Borës dhe se ata e donin akoma njëri-tjetrin, pavarësisht që kishin disa muaj të ndarë.
Pasi Semi kishte bërë një sërë deklaratash kundër Donaldit, duket se ata janë pajtuar dhe kjo është bërë publike nga vetë Donaldi.
Kujtojmë që Donaldi dhe Bora u takuan në një event në Prishtinë dhe se këto ditë po flitet për një ribashkim të mundshëm mes tyre.