Arben Mërkuri Ismaili ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi i bënë atentat brenda dyqanit të tij. 48-vjeçari është ekzekutuar nga njē person ende i paidentifikuar i cili ka qëlluar me automatik ndaj tij dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në media janë publikuar edhe pamjet e para nga vendngjarja dhe aty ka shkuar menjëherë edhe djali i mitur i 48-vjeçarit. Në pamje ai duket teksa afrohet me vrap për të parë vendin ku iu vra babai por të afërm dhe shokë e kanë larguar.