Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arben Mërkuri Ismaili i cili u vra mbrëmjen e sotme në Sukth. 48-vjeçari ndodhej brenda dyqanit të tij kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me automatik ndaj tij dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
48-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pasi kanë dhunuar biznesmenin amerikano-libanez Faad Mitri. Asokohe, Mërkuri u arrestua bashkë mikun e tij Landi Muharremin ( i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahajn.
Ndërkohë kujtojmë se Mërkuri është një emër me precendetë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ka dyshime se edhe vrasja e tij mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.