Plazhi publik po zhduket me shpejtësi në vendin tonë pasi oligarkët po grabisin dhe privatizojnë çdo metër të bregdetit. Në Durrës, plazhet publike numërohen me gishtat e dorës pasi me urdhër të bashkisë shumë pak metra iu lihen qytetarëve që duan të pushojnë të lirë dhe pa paguar asgjë, ashtu siç ndodh në vende të ndryshme të botës.
Por në vendin tonë edhe këto pak metra që janë për qytetarët janë sa për mëshirë pasi atyre iu duhet të bëjnë plazh mes tubacioneve të ujërave të zeza. Pamje skandaloze të një realiteti të tillë vijnë nga Mali i Robit, aty ku restortet shtohen çdo ditë dhe plazhi publik zhduket edhe më shumë.
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen skandaloze të plazhit publik te Mali i Robit pasi pushuesit kanë vetëm dy reshta me çadra në dispocion dhe këto çadra janë të ngulura ngjitur me tubacionet e ujërave të zeza që janë të zbuluara e derdhen direkt në det.
Mesazhi i qytetarit: