Papa Françesku bekon një ndër zhvatësit më të mëdhenj të Shqipërisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2022, 17:30

Në 50-vjetorin e lindjes së tij, oligarku Nikolin Jaka ka marrë një çertifikatë bekimi nga Papa Fraçesku i cili i ka dhënë miratimin e tij dhe i ka uruar sukses në misionin e tij të zhvatjes së xhepave të shqiptarëve.

Jaka i cili nëpërmjet kompanive tij Sori-Al dhe AGS të cilat i ka kaluar në emër të gruas Alma Tafanit, prej vitesh kanë gllabëruar miliarda nga fondet publike të Buxhetit të Shtetit, me bekimin e qeverisë para se t’ia jepte Papa.

Me certifikatën e bekimit, oligarku ka shenjtëruar zhvatjen e tij kundrejt qytetarëve shqiptarë. Urimin ia ka bërë forumi të cilin ai e ka themeluar, ai Ekonomik Mbarë Shqiptar i cili e uron për ‘mbështetjen dhe rolin e tij të njohur në të gjitha komunitetet’.

Ku padyshim më i spikaturi është ai i rrjepjes së parave të shëndetësisë duke larë çarçafë me shifra marramendëse e në fund të ditës, tmerroi edhe ish-ministrin holandez të Etilda Gjonajt kur shkoi për t’u mjekuar në QSUT i cili e gjeti çarçafin e tij të palarë.

“E shenjon më fort dhe më veçantërisht vendin që zë z. Nikolin Jaka në komunitetin e biznesit dhe në jetën politike e shoqërore të komuniteteve në tërësi. Bekimet e Papës së Shenjtë të shtofshin vullnet dhe mbarësi në rrugën përpara!”,-shkruan FEMSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit