“M’dil para ftyre o ti k***” Anëtarët e LGBT rrahin njëri-tjetrin, kush i merr fondet?!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2022, 15:00

Komuniteti LGBT në Shqipëri është një përfitues i fondeve në shuma të majme të donatorëve, BE apo edhe shtetit shqiptar i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian e për pasojë do të duhet të pranojë politikat e BE mbi komunitetin LGBT edhe në Shqipëri.

Pak ditë më parë u raportua se një anëtare e këtij komuniteti, një transgjinore e quajtur David Hardy denoncoi se u dhunua publikisht. Vajza e kthyer në mashkull, ka denoncuar dhunën publikisht duke shkruar se ishte dhunuar nga një tjetër anëtare e komunitetit LGBT.

Nëse më parë raportime të tilla, bëheshin publike me autorë jo-anëtarë të këtij komuniteti këtë radhë çështja është e paimgjinueshme.

Një LGBT, dhunon një tjetër kur anëtarët e këtij komuniteti supozohet ta mbrojnë njëri-tjetrin nga ngacmimet, talljet dhe dhuna psikologjike e fizike në vend.

David Hardy shkruante se ishte dhunuar nga vajza e quajtur Kiara Biba e cila e kishte ngacmuar edhe me fjalë fyese, të cilat i ka denoncuar në rrjetet sociale.

Pyetja që bie në të gjithë këtë histori është se kujt i shkojnë fondet e BE për komunitetin kur anëtarët e LGBT dhunohen edhe mes tyre?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit