Martesa mes dy të dashuruarve është një nga ditët me të bukura për një çift, sidomos për femrat. Shqetësimi më i madh është si do të jetë fustani i nusërisë.
Vellot e dasmës kanë filluar të përdoren në kohërat romake kur nuset kanë qenë të mbuluara nga koka në këmbë me një vello gjigante të kuqe, e cila quhej flammeum.
Ngjyra e bardhë përfaqësonte pastërtinë, duke simbolizuar si dëlirësinë e një gruaje, ashtu edhe kalimin e saj në statusin e një grua romake të martuar.
E bardha lidhej me Vestën, Perëndesha e virgjër e vatrës së shtëpisë dhe familjes, e cila shërbehej nga priftëreshat e tempullit të veshura me veshje të bardha.
Mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe nuset nuk veshin domosdoshmërisht fustan të bardhë në dasmën e tyre, por luajnë edhe me ngjyrat.
Ndërkohë këtë vit, ndër tendencat e dasmave që po rriten, shitësit kanë vënë re një rritje të interesit për fustanet e zeza të nusërisë.
Në Google Trends, në shtator dhe tetor 2021, "fustani i zi i nusërisë" u kërkua më shumë se "fustani i bardhë i nusërisë".
Ky është deri tani trendi ynë i preferuar dhe ne po e adhurojmë. Fustanet e zeza janë elegant dhe dramatik. Koncepti i asaj që konsiderohet tradicionale ka evoluar, Pandemia ka ndikuar edhe në këtë ndryshim, Në zgjedhje të tjera jo të bardha, nuset po i drejtohen gjithashtu opsioneve të fustaneve blu, shampanjë, vjollcë dhe të kuqe. Duke u larguar nga ky trend, David's Bridal ka rritur zgjedhjen e fustaneve me ngjyra jokonvencionale me 30% këtë vit, nga 10% vitin e kaluar.