Një alarm për bombë është dhënë në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Sipas Klan Kosovës, nxënësit e kësaj shkolle janë nxjerrë jashtë për këtë shkak.
Ndërsa lajmin e kanë pohuar edhe nga policia.
“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë”, kanë thënë nga zyra për media.