Po ngjiteshin në Malin e Çikës, rrëzohen nga lartësia dy turistë holandezë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 19:17

Aksidentet e turistëve të huaj sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Mësohet se pasditen e sotme dy turistë holandezë janë rrëzuar teksa ngjiteshin në Malin e Çikës. Mediat raportojnë se dy turistët kanë rënë në një zonë të thepisur dhe kanë kërkuar ndihmë nga forcat e policisë së Deltës së Orikumit. Njëri prej turistëve ka thyer këmbën dhe është transportuar me helikopter në spital.

Ndërkohë turisti tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore pasi nuk ka pësuar dëmtime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit