Fluks i madh i veturave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.
Sipas të dhënave nga policia për telegrafin, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afro 10 mijë vetura.
Gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se javë më parë Shqipëria mori vendim për heqjen e masave kufizuese sa i përket situatës me koronavirus.