Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.
Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me shtyllën.
Kjo përplasje ka rezultuar fatale, teksa ka humbur jetën shoferi 40 vjeç, polic në burgun e Shënkollit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit.