Spikerja denoncon eprorët: Më lanë në një dhomë me kolegun që kishte pordhë shumë që të lija punën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 15:09

Shumë herë ndodh që në punë të bëjmë gabime për të cilat ndëshkohemi në një mënyrë apo në një tjetër, mirëpo një spikere lajmesh në Itali është ndëshkuar në një mënyrë të pazakontë. Dania Mondini, spikerja e lajmeve në Tg1 ka denoncuar eprorët e saj në prokurorinë e Romës se e detyruan të punonte në një dhomë me një koleg i cili kishte probleme me gazrat. Sipas saj, vendimi për ta vendosur atë në zyrë me një koleg që nuk mund të mbante gazrat dhe gromësirat ishte për shkak se donin të krijonin një konflikt që më pas ajo të linte punën.

“Më futën në zyrë me një koleg që ka probleme me fryrjen dhe gulçimin: e bënë për të më ndëshkuar”-tha ajo.

Mondini thuhet se e kundërshtoi “urdhrin e shërbimit”, duke mos u vendosur në zyrën që i ishte caktuar. Sipas mediave të huaja, gazetarja ka thënë se që atëherë i janë besuar reportazhe të shkurtra dhe banale dhe se i është nënshtruar një agresioni verbal i dhunshëm për shkak të gabimeve të vogla gjatë transmetimit të lajmeve. Pikërisht atëherë gazetarja vendos të denoncojë gjithçka në prokurori, duke nxjerrë raporte mjekësore që vërtetojnë stresin e pësuar për shkak të uljes në detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit