Zari G-99nç i Erion Veliajt: Kam propozuar për President Gramoz Ruçin

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.05.2022, 12:48

Etjen Xhafaj, G-99-ëndëshi i Erion Veliajt, ka deklaruar në një intervistë se ka një nga tre emrat që ka propozuar për në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është ai i ish-kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Rilindasi i katapultuar në qeveri pas Erion Veliaj dhe një nga mbështetësit e tij kryesorë do të shohë Ruçin në presidencë.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”- tha Xhafaj.

Ai u shpreh se “Ruçi ka provuar që di të mbajë balanca dhe të krijojë kompromise në një kohë që nuk ka qenë e qetë për parlamentarizmin në Shqipëri”.

Mavitë kanë propozuar 67 emra, ende të pabërë publikë, si kandidatë për postin e presidentit. Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet më 16 Maj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit