Më 17 mars, Kosova votoi kundër projektligjit për martesën e homoseksualëve. Nga 61 deputetët që votuan, 28 prej tyre votuan pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar. Lidhur me legalizimin e martesave të gjinisë së njëjtë ka reaguar edhe njëherë reperi kosovar Gold AG. Sipas tij personat e dashuruar të së njëjtës gjini të martohen, por nuk është e nevojshme të vendoset me ligj, ndërsa shton se kjo është sëmundje.
Gold AG:
Kurrë inshAllah s’kalon ky ligj, ç’ka do që bëjnë si komunitet udha e mbarë ju qoftë le të martohen o vëlla ç’ka ka me ju bo ligji, le të martohen udha e mbarë ju qoftë edhe mu martu le të martohen po pse me bo ligj të veçantë që nesër ata me adaptu fëmijë apo? Çka ka faj aj fëmijë nesër që i ka dy nana ose dy baba, kjo është sëmundje o vëlla është lloj sëmundje more ndal le të idhnohen ndash flaka ju daltë kjo është sëmundje.