Burri iu aksidentua në punë, gruaja e Ferdi Metushit: Kompania fshiu provat pas vdekjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 10:35

Më 19.04.2022, në fshatin Mollaj të Ballshit, ndërroi jetë 59-vjeçari Ferdi Metushi. Ky i fundit vdiq pasi mjeti i tij u rrëzua në pikën e grumbullimit të inerteve duke e zënë poshtë. Metushi, 59 vjeç, ndërroi jetë rreh një muaj më parë në afërsi të fshatit Mollaj në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Mallakastër. Metushi ka qenë duke punuar me automjetin kamion “‘Man” në një pikë grumbullimi inertesh, kur kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë.

Pas tragjedisë ka ardhur reagimi i gruas së tij, Mbarime Metushi. Kjo e fundit i është drejtuar prokurorisë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e bashkëshortit. Ajo thotë se makina që ai drejtonte ishte me marsh të prishur dhe se pas vdekjes së 59 vjeçarit sipas saj janë “fshirë” provat. Bashkëshortja e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të firmës dhe grupit hetimor se provat janë manipuluar.

Mbarime Metushi gruaja e të ndjerit:

Kërkoj të drejtën e burrit tim se pse u vra, kanë dhënë deklarata të ndryshme nga realiteti, na kanë rënduar jashtë mase, burri punonte ditën dhe natën, ka qenë i pasiguruar, dëgjoj pronarin që më erdhi në shtëpi dhe tha se ishte i siguruar. Pas verifikimeve ka dalë që burri im është siguruar pas vdekjes, shkak i defektit ka qenë leva e marshit, nuk na kanë lajmëruar fare ne si familje, pse? Më vonë pasi janë verifikuar me fakte, për shkakun e aksidentit, kemi parë se ka pasur ndërhyrje te kjo makinë, te leva e marshit. Burri im nuk ishte një punëtor i thjeshtë, ka qenë mekanik, shofer, e njohin në të gjithë jugun, ka punuar në autostrada. Nuk më kanë ardhur nga kompania, heshtje, heshtje, dhe vetëm heshtje, Fiama SHPK, e ka emrin firma. Pronari e ka emrin Arben Lutaj, lekët ja vononte, lekët i merrte gjithnjë në dorë. Kërkoj zbardhjen e të vërtetës, kërkoj gjakun e burrit tim, vetëm heshtje, vetëm dhimbje. Na kanë marrë në pyetje vetëm ditën e kallëzimit, dua të theksoj dhe diçka tjetër, se thuhet se nuk punohet natën, policia ka shkuar dhe ka kapur shokë të tjerë, edhe e nxorën, sepse nuk lejohet që të marrësh inerte në Vjosë. Aty vazhdojnë që të nxirren inerte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit