Këngëtari shqiptar: Ndarjen nga gruaja e kalova duke shkuar me femra të tjera dhe me alkool

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 09:00

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka vite që është ndarë nga gruaja me të cilën ka një djalë. Gjatë ditës së djeshme këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka rrëfyer momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij. Ai është pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar brengën e ndarjes, teksa është përgjigjur se ndarja kalon duke bërë aventura duke pirë alkool, duke luajtur bixhoz dhe patur në krah shumë femra.

Endri Prifti:

Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekzagjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abuzuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit