Adrola e lumtur për ish-burrin dhe Fifin: Jetë të gjatë dhe të lumtur, jam pro

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 08:37

Pas konfirmimit të lidhjes Fifi dhe Adis, reagoi Adrola Dushi, ish-gruaja dhe nëna e fëmijës së Adis, tashmë partnerit të Fifit. Në një video të publikuar në Instagram, Adrola ka reaguar me një like duke pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?” Pas kësaj, Adrola ka habitur me fjalët e saj duke thënë se ajo e vlerëson shumë këngëtaren. Ndërkohë e ftuar dje në një emision televiziv, Adrola Dushi ka uruar ish-partnerin e saj Adis Patushin për lidhjen e tij me këngëtaren Fifi. Mbrëmjen e djeshme Adrola i bëri një urim special çiftit, duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?

Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit

Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?

Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.

Kujtojmë se divorci i modeles së njohur nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018 dhe ndodhi në mirëkuptim me njëri-tjetrin. Gjithsesi, pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri Fifi dhe Adis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit