“Zbythet” Erion Veliaj, dërgon vinçat për të hequr autobusin nga Lana

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.05.2022, 00:45

Erion Veliaj duket se ka vendosur që të heqë nga Lana autobusin e aksidentuar. Shumë qytetarë raportojnë për JOQ, se Veliaj ka dërguar vinç në vendin ku ndodhet autobusi për ta hequr.

Duket se kryebashkiaku, e ka kuptuar që autobusi ishte një instalacion turpi dhe papërgjegjshmërie dhe jo një instalacion ndërgjegjësimi. Për më tepër qëndrimi i autobusit atje ishte i rrezikshëm.

Kujtojmë se Veliaj pyeti qytetaret nëse duan që ta mbajnë autobusin aty si instalacion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit