Ditën e djeshme u njoftua se policia ka arrestuar 39-vjeçarin Tedi Neziri pasi akuzohet për “Vjedhje me dhunë”, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprën penale: “Goditja për shkak të detyrës”. Tedi Neziri është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me thikë pronarin e banesës, shtetasin B. Bulica dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.
Por Neziri nuk ka shpëtuar lehtë pasi i zoti i shtëpisë dhe kushëriri i tij i janë kundërpërgjigjur Nezirit duke e dhunuar, dhe prej dy ditësh tashmë ai ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se lëndimi që ai ka pësuar është i lehtë, dhe pritet të dalë për masë sigurie përpara gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.