Interi gjen pasuesin e Brozovic, pranë akordit me mesfushorin shqiptar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2022, 22:12

Drejtuesit e Interit po mendojnë për merkaton dhe duket se e kanë ndarë mendjen për të bërë pjesë të skuadrës talentin shqiptar, Kristjan Asllanin i cili është duke zhvilluar një sezon impresionues me Empolin në Serie A.

Sipas mediave pranë klubit të Interit, bisedimet kanë nisur dhe në ditët në vijim mund të kemi hapa konkrete për sa i përket akordit. Cmimi i Asllanit vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe te Interi po mendojnë një zgjidhje alternative.

Sipas “ FCinter1908”, Marota do të joshin drejtuesit e Empolit, duke iu afruar 2 futbollistë për të marrë Asllanin. Shqiptari cilësohet momentalisht si një nga talentët më me prespektivë në Serinë A.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit