U martua me 13-vjeçaren, arrestohet burri nga Mitrovica

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2022, 10:41

Një 13-vjeçare u bë e gjallë dy javë pasi është zhdukur nga shtëpia e saj në Mitrovicë. Gazeta raportoi dje se familja e të miturës që nuk kishte asnjë informacion për fatin e të bijës e ka kuptuar tek para dy ditësh se ajo ishte martuar në Gllogjan të Pejë me një 21-vjeçar. Rasti u denoncua në Polici nga babai i vajzës, teksa i dyshuari u shoqërua në stacion policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori i shtetit ka lëshuar vendim për ndalimin e tij, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

21-vjeçari B.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.

Mësohet se ai u denoncua në Polici nga babai i vajzës 13-vjeçare, i cili ka deklaruar se është njoftuar nga familja ku ka shkuar vajza, se ajo gjendet aty.

Njësia e Hetimeve ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar dy palët në stacionin policor në Mitrovicë, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit