Paguan 19 mijë e 500 euro dhe material ndërtimore në këmbim të vizave sllovene, mashtrohen keq-arrestohet prishtinasi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull në Prishtinë, pasi dyshohet se ka mashtruar dy persona duke ua marrë paratë në këmbim të vizave sllovene.
Bëhet e ditur se i dyshuari në këmbim të të vizave dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë, kanë paguar 19 mijë e 500 euro dhe material ndërtimor.
Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
MASHTRIM
Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020, Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje.