Ndodh në Prishtinë! Të rinjtë paguajnë picat me 500 € false dhe marrin kusur 400 € origjinale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2022, 22:15

Kartëmonedhat e falsifikuara euro po shtohen në masë kohët e fundit dhe numri i “viktimave” që bien pre e këtyre mashtrimeve po rriten. Së fundmi në Kosovë është zbuluar një rast i tillë ku një punëtor picerie i ka pranuar një klienti një kartëmonedhë 500 euroshe të falsifikuar. Punëtori ka deklaruar në polici se 500 eurot i kishte marrë nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë. Porosia e këtyre tre personave ka kushtuar rreth 80 euro dhe punëtori iu ka kthyer atyre mbi 400 euro por origjinale.

Në momentin e pagesës, punëtori s’e ka vërejtur se paratë mund të jenë të falsifikuara, por pasi kartëmonedha është testuar në aparat, ka rezultuar e falsifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit