Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë dy nisma

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2022, 20:02

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 42 paragrafi 2 në pjesën “dhe jo më të vjetër se 60 vjet” të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, kumtoi shërbimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese.

Ata, njoftojnë gjithashtu se është refuzuar nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 115, 116 dhe 117 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (SPI), me të cilët rregullohet Fondi i Solidaritetit – ndihma pas vdekjes dhe anëtarësimi.

Në të njëjtën kohë, në seancën e sotme nuk është iniciuar asnjë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, e cila u kontestua nga Sindikata e Policisë në Maqedoni – Veles.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit