Një 30-vjeçare ka thënë se fiton 40 mijë paund në muaj pasi la punën e saj në çerdhe, për të shitur foto seksi në OnlyFans.
Bukuroshja Emily Ward, poston imazhe me të brendshme në kanalin e saj ku ka 30 mijë abonentë, që prej kohësh po pëson rritje.
Deri më sot ajo ka arritur të blejë një “Audi RS” dhe një “Range Rover”. Me të ardhurat e fituara nga “OnlyFans”, ajo ka kryer dhe disa operacione estetike në trup dhe në fytyrë.
Partneri i saj 33- vjeç nisi ti bënte fotot me të brendshme, ku pastaj ajo i postonte në rrjetet sociale.
Ajo tha:
“Ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe partnerit tim për të eksploruar më tej marrëdhënien tonë dhe për t’u argëtuar me këtë proces. Bëra një “Twitter” privat dhe nisa të postoja foto të miat me të brendshme. Të shisja foto nudo nuk më kishte shkuar kurrë në mendje derisa inbox-i im u përmbyt nga mesazhe që më thonin të regjistrohesha në "OnlyFans", ka zbuluar 30-vjeçarja.
Burimi: THE SUN| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania