Mohoi raportin për lirinë e medias, ‘Reporterët pa kufij’ i kujton Ramës dhunën ndaj gazetarëve të JOQ Albania

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.05.2022, 11:15

Në datën 3 Maj, u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, teksa në atë datë Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit vlerësoi gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore. Organizata Gazetarët pa Kufij, radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Indeksi i Lirisë së shtypit publikuar nga Reporterët pa Kufij, tregoi se Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe për lirinë e medias që prej vitit 2013.

Pas artikullit të “Reporterëve pa Kufij” i cili e klasifikoi Shqipërinë 20 vende më poshtë nga një vit më parë përsa i përket lirisë së shtypit, reagoi Edi Rama, kryeministri shqiptar i cili njihet për një marrëdhënie jo shumë të mirë me gazetarët që shpesh herë i konsideron si 'kazan'. Në reagimin e disa ditëve më parë Rama u shpreh se nuk ka media apo gazetarë të intimiduar, duke i quajtur gënjeshtra të dhënat në raport për gazetarë që kanë rënë pre e dhunës policore apo që janë përballur me sulme politike.

Ndërkohë pas kësaj ka reaguar Organizata e njohur ‘Reporterët pa kufij’. Kjo e fundit i është është përgjigjur akuzave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka mohuar se media në vendin tonë është e dhunuar.

“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore,” tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF.

Së pari, RSF denoncon dhunën policore ndaj gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni pse po filmonte një operacion policor.

Së dyti, RSF denoncon rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.

Së treti, RSF denoncon rastin e gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga Fax News, që u dhunua barbarisht dhe u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e 5 Majit.

Së katërti, RSF denoncon rastin e gazetares së Ora News, Sonila Musai, e cila po ashtu u dhunua dhe u shoqërua teksa po mbulonte një protestë.

Së pesti, RSF denoncon rastin e dhunës policore ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të identifikuar qartë të SYRI TV dhe JOQ, Armir Sadiku dhe Nertila Zef Haxhia. Këta të fundit po mbulonin protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve.

Por mbi të gjitha, RSF reagoi direkt pas Edi Ramës, duke denoncuar rastin e gazetares Ambrozia Meta nga SYRI TV. Pasi e vuri me shpatulla për muri Ramën me pyetjet e saj, kryeministri tha se ajo duhet dërguar për riedukim dhe duhet vendosur nën embargo dymujore.

“Një embargo e tillë skandaloze nuk ka vend në një vend që do të bashkohet me BE-në”, tha RSF.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit