Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e hedh flamurin shtetëror për të pozuar pa të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2022, 20:26

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision, Andrea, gjatë parakalimit të sotëm në tepihun e kuq në Itali, ka bërë një gjest të pazakonshëm.

Andrea po pozonte para fotografëve me flamurin maqedonas në dorë, ndërsa kur deshi të dilte në fotografi pa flamur, ajo e hodhi atë larg, duke e lënë të përdhosur në tokë.

Andrea përfaqëson Maqedoninë e Veriut më këngën “Circles”.

Gara e Eurovisionit do të fillojë të martën, më 10 maj, dhe të përfundojë me finalen të shtunën, më 14 maj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit