Në Francë zbulojnë ekipin e ardhshëm të Zinedine Zidane

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 16:46

Zinedine Zidane vazhdon të jetë trajner i lirë pas largimit nga Real Madridi dhe shumë ekipe janë hedhur në sulm për të. E ardhmja nuk duket më enigmë, pasi presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet që ka folur lidhur me këtë çështje duke zbuluar dhe klubin ku ai mendon se do të shkojë Zidan.

Në një prononcim për “L’Equipe”, presidenti u pyet nëse Zidan do të bëhet trajneri i ri i Francës pas Botërorit, me Graet që u pergjigj se francezi për mendimin e tij është më afër Parisit në këto momente, me eksperiencën te kampionët e Francës që do t’i shërbejë në të ardhmen për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar.

Le Great tha:

Kualiteti që Zidane tregoi te Reali është i paimagjinueshëm. Në mendjen e tifozëve tanë ai mund të jetë zëvendësuesi i Deshamp, do ta shikojmë këtë gjë në të ardhmen. Unë mendoj se sot ai është më afër PSG-së, një eksperiencë që mund ta ndihmojë për t’u bërë trajneri i kombëtares në të ardhmen.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit