Publiku i bën “gjyqin” Amber Heard në përballjen me Depp: Përdor fraza nga filma të njohur hollivudian

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.05.2022, 10:11

Johnny Depp dhe Amber Heard të cilët kanë kohë që janë divorcuar, por kanë vite që përballen me dëshmitë kundër njëri-tjetrit lidhur me akuzat për shpifje. Gjatë gjithë seancave të gjyqit, Heard ka treguar dhunën që Deep ka ushtruar tek ajo, ndërsa aktori ka hedhur poshtë duke u vendosur ai në pozicionin e të dhunuarit nga gruaja.

Ajo që duket se nuk “bind” fare, si publikun ashtu edhe të pranishmit në gjykatë është Amber Heard. Ndjekësit fanatik të gjyqit kanë vënë re se gjatë dëshmive të saj ajo përdor shpesh fraza nga filma të njohur hollivudian.

Në fakt, dëshmia e saj e fundit duket si një skenë nga filmi i vitit 1999, “The Talented Mr. Ripley”, teksa ka huazuar frazat që ka përdorur para gjyqtarëve për të folur për ish-partnerin e saj.

“Kur isha pranë Johnny-t, ndihesha si personi më i bukur në botë dhe më pas ai po zhdukej”, deklaroi Heard, ku përdoruesit e rrjeteve sociale thanë se kjo frazë është i ngjashëm me frazën e Ripleyt në film: “Ajo që ndodh me Dickey është se ai duket sikur dielli shkëlqen mbi ju. dhe ai është magjik dhe pastaj, ai të harron dhe gjithçka bëhet e ftohtë“.

Këto referenca për filmin e Anthony Mingela u nisën përmes Tëitter nga gazetarja, Alana Mastranzelo. Që në tëeet-in e saj të parë, përdoruesit u pajtuan me të dhe filluan të kërkonin të tjera shprehje, të cilat mund të jenë të frymëzuara nga filma ose seriale. Midis tyre është seriali i Netflix, “Maid”.

Shumica e akuzon atë se “po përpiqet të futet në lëkurën e rolit, dhe po i ndryshon fjalët për ta bërë të sajën”, ndërsa dikush tjetër kujtoi se ishte nga ky film.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit