Erion Veliaj i bën ‘kolltuk’ luanit të Kopshtit Zoologjik me 100 MLN Lekët e qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.05.2022, 16:22

Mbi 7 Miliard Lekë i janë dhënë oligarkëve të kompanive të ndërtimit për Rikonstruksionin e Kopshtit Zoologjik nga Erion Veliaj. “ED KONSTRUKSION” shpk – “G.P.G. COMPANY” shpk – “ALBA KONSTRUKSION” – “VEKO” kanë përfituar shumën marramendëse nga kryebashkiaku për veprën që do ta inaugurojë më 1 Qershor.

Kësaj shume i është shtuar edhe një 1 Miliardësh tjetër i dhënë pa konkurrencë po këtyre kompanive për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Nëse ju ka rënë rruga në atë zonë, mund të keni vënë re se dy dinozaurë dhe tre pellgje me ujë i kanë kushtuar qytetarëve të Tiranës shifrën e çmendur.

Pavarësisht kësaj, tenderat mbi këtë objekt nuk kanë ende të ndalur pasi më pak se 1 muaj para se të hapet, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nën varësinë e Bashkisë Tiranë ka hapur një tender me vlerë mbi 100 MLN LEKË me TVSH për rikonceptimin e hapësirave të felinëve.

Tenderi prej 1 MILIARD i dhënë kompanive që i kanë rrjepur popullit 7 MLD LEKË, është ridhënë, këtë herë me objekt të ndryshuar specifik.

Duket se Veliaj ka ndër mend të hapë një tender rikonceptimi për hapësirën e secilës kafshë në Kopshtin Zoologjik duke qenë se është një burim i sigurt vjedhjesh të parave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit