Një grua në Vlorë me iniciale J.J ka telefonuar në policinë e Vlorës ku ka treguar se në një grumbull dheu të marrë para pak ditësh për bahçen e saj ka gjetur mbetje kockore.
Këto të fundit janë gjetur nga qytetarja vlonjate në lagjen “Kushtrimi” të qytetit. Ndërkohë gruaja që ra në gjurmët e mbetjeve kockore ka deklaruar se kishte rreth 2 javë që dheu gjendej te ta, ndërsa shprehet se dheun, brenda së cilës u gjet kafka së bashku me disa eshtra të tjera njeriu e kishin marrë një pallat që po ndërtohej.
Pritet që mbetjet kockore të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
“Dheun e morëm pranë një pallati që po ndërtohej. Vendin nuk e dimë. E morëm për të mbushur bahçen. Kur shohim ne del kafka e kokës. Kishte edhe ja 2 apo tre eshtra të tjera. Erdhi policia. Dheu ka ia 2 javë aty. Dukej kafkë njeriu”, tha gruaja.