Kompeticionet europiane të futbollit vazhdojnë edhe sonte, me Europa League në fokus kryesor, por edhe me Conference League. Në kuadër të këtyre dy kompeticioneve luhen gjysmëfinalet e kthimit, për nga dy bileta që çojnë në finale. Në Europa League, Eintracht Frankfurt pret skuadrën e West Ham, ndërsa Leipzig luan në transfertë kundër Rangers.
Frankfurt ka një epërsi prej 2-1 nga ndeshja e parë, ndërsa Leipzig ka fituar 1-0 në takimin e parë ndaj Rangers. Në kuadër të Conference League luhen ndeshjet Roma – Leicester dhe Marseille – Feyenoord. Të katërta sfidat zhvillohen në orën 21:00.