Semi Jaupaj dhe ish-partneri i saj Bojken Lako vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin, edhe pse kanë kohë që e kanë ndërprerë lidhjen e tyre.
Këngetarja dhe Lako kanë qenë bashkë në një lidhje për një kohë të gjatë, por më pas ata vendosën t’i ndanin rrugët e tyre.
Ndërkohe që Semi ndodhej në “BB VIP”, nuk hezitoi të rrëfente lidhjen e saj me Bojkenin.
Më tej ajo tha se ndarja mes tyre ishte paqësore, ndërsa për ta dëshmuar raportin e tyre miqësor, këngëtarja publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej Lako.
Më konkretisht ajo tha:
“Miku më i mirë për gjithë jetën”, është mbishkrimi në video, ku etiketohet Bojkeni.