Bajerni i Mynihut ka konfirmuar rinovimin me mesfushorin gjerman, Tomas Myler, i cili do të qëndrojë me ekipin bavarez deri në vitin 2024. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku tregon gjermanin në dhomën e tij të vjetër të fëmijërisë.
Aty shkruhet:
Kështu, Bajerni hedh poshtë çdo aludim për një largim të mundshëm të Mylerit dhe tani do të provojë të mbajë në ekip edhe sulmuesin, Robert Levandovski.