Avokati i njohur Altin Goxhaj në shkrimin e tij të fundit në Facebook ka folur për Kuvendin e PD dhe fitoren që mori Erion Veliaj. Goxhaj shprehet se Veliaj është më i fituari i këtij Kuvendi pasi Fatbardh Kadilli i MJAFT-it të Sorosit doli fitues dhe kjo do të thotë fitore e madhe për Veliajn dhe kolonarët e tjerë të Soros. Më tej Goxhaj shprehet se sot Veliaj ka përfaqësuesit e vet në Stafin Elektoral të 2023 me në krye Çim Pekën, i cili në televizionin e tij nuk lejon konservatorët antisoros të kenë zë politik dhe e ka mbushur me analistë komunistë, sorosistë, marksistë, majtistë.
Më poshtë shkrimi i plotë i avokatit:
FITUESI MË I MADH I SOROS NË KUVENDIN E PD ËSHTË ERION VELIAJ!
Derisa të më kuptoni, do të filloni përsëri avazin të më sulmoni mua siç bëtë për 8 vjet kur ju flisja për Lylin e Soros, Axhendën Soros dhe zgjedhjet e shitura 2015, 2017, 2019, 2021!
Nga Avokati Goxhaj
Nxjerrja jashtë PD e konservatorëve AntiSoros dhe mbajtja aty e Bardhit Kandillit të MJAFT të Soros (bashkë me gjithë kolonarët e tjerë të Soros), duke i dhënë të gjithë mbështetjen mediatike të mundshme si Zëri Alternativ madje dhe “konservator” në PD është Strategji e Soros dhe Fitorja më e Madhe e Veliajt për 2023! Protagonizimi i sponsorizuar (brenda dhe jashtë PD) i Kandillit të Soros është strategji perfekte për të zhbërë konservatorizmin dhe antisorosizmin në Opozitë.
Unë sfidoj këdo në PD të më tregojë sa vota ka marrë anonimi i fundit në Kuvend, i 150ti në Këshillin Kombëtar në PD dhe sa vota ka marrë Ibsen Elezi apo edhe ata që u nxorrën jashtë vetëm pse ishin publikisht të shfaqur si konservatorë antisoros, dmth rrezik real që PD të rithemelohej si parti konservatore sovraniste antisoros.
Askush s’mund të më bindë që ato votat e Ibsenit dhe të tjerëve janë numëruar. Sepse janë të njëjtët numërues që falsifikonin votat e Lylit në Korrik 2017 dhe Qershor 2021! Dhe që të më kuptoni, nuk janë nxjerrë jashtë veç ata që ishin në listë por me dhjetra të tjerë që nuk ishin fare në listë, dhe qindra e qibdra të tjerë që nuk janë fare në PD sepse nuk shohin asnjë mundësi për tu integruar duke ruajtur vlerat e tyre konservatore dhe opozitare pa u bërë pis!
Veliaj kurrë nuk ka fituar asgjë pa blerë paraprakisht kundërshtarin apo stafin e kundërshtarit, dhe këtë ua them unë që e njoh më mirë nga të gjithë shqiptarët, madje edhe e kam mundur 2 herë kur jam përballur me të në 2003-2004 dhe 2008-2009. Sot Veliaj ka përfaqësuesit e vet në Stafin Elektoral të 2023 me në krye Çim Pekën (prej të paktën 18 vjetësh), dhe ja ka vlejt çdo investim i tij tek njerëzit e Opozitës.. leje ndërtimi, akses biznesi, vende pune në administratë, reklama të lejuara, lloj lloj favoresh, madje dhe kesh (s’po flas për shantazhe).
Çimi ka që në Shtator që e ka kthyer platformën televizive të opozitës në TV e Veliajt i cili nuk lejon konservatorët antisoros të kenë zë politik dhe e ka mbushur me analistë komunistë, sorosistë, marksistë, majtistë dhe po përgatit kushtet e prodhimit edhe të kandidatit q. Do Veliaj si kundërshtar në 2023! Veliaj është fitimtari më i madh i Soros në Kuvendin e PD që në vend të rithemelimit na dhanë “riciklimin 100%” e Sorosit brenda!
Derisa të më kuptoni, do të filloni përsëri avazin të më sulmoni mua siç bëtë për 8 vjet kur ju flisja për Lylin e Soros, Soros dhe zgjedhjet e shitura!