Fshehu foshnjën e pajetë në valixhe, nëna korçare: Jetoj me xhindet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2022, 14:48

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Korçë ku një grua lindi fëmijën e saj në kushte shtëpie dhe më pas e futi në valixhe duke e mbajti aty një muaj pa shenja jete. Në dëshminë e saj për psikologët, sipas mjekes neuropsikiatre Nikolina Bode, autorja ka mohuar që fëmija të jetë i saj ndërsa ka deklaruar se jeton me xhindet.

Mjekja neuropsikiatre, Nikolina Bode

Gruaja tha se jetonte mes xhindësh, psikotike dhe jashtë realitetit. Nga familjarët, ky fëmijë nuk është lindur në maternitet, por në shtëpi. Ajo e ka sjellë në jetë vetë. Kishte dyshuar nëna, pasi diçka kishte ndryshuar në fizikun e saj, por ishte e pamundur ti afrohej vajzës dhe ishte e pamundur ta mjekonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit