Një 21-vjeçare me ëndrra për t'u bërë një 'kukull Barbie njerëzore' pohon se ajo është braktisur nga e gjithë familja e saj pas transformimit dramatik. Jessica, e njohur si Jessy Bunny, është një modele me origjinë gjermane, e cila ka shpenzuar mbi 70,000 dollarë për operacione plastike në përpjekje për t'i ngjasuar kukullës së famshme. Ajo thotë se transformimi tre-vjeçar i ka sjellë trupin e ëndrrave por kjo erdhi me një çmim që nuk e priste kurrë ta paguante: familjen e saj. Ajo thotë se familja i bllokon çdo telefonatë duke refuzuar të flasin me të:

Jessy ka bërë tre përmirësime të gjoksit, një ndërhyrje të hundës dhe procedura të shumta buzësh për të arritur pamjen e saj të dëshiruar. Ajo thotë se është e çuditur nga reagimi i familjes për zgjedhjen e saj për të ndryshuar pamjen e saj fizike.


E reja, e cila ka më shumë se 84,000 ndjekës në Instagram, poston shpesh foto ku tregon 'sa larg ka arritur' që nga viti 2018. Fotot e mëparshme tregojnë Jessicen si një vajzë të dobët me flokë të shkurtër ngjyrë kafe, syze dhe një piercing buzësh.Ndërsa me kalimin e viteve ajo ka postuar foto të ndryshimit që i ka bërë trupit.

Jessica u largua nga shtëpia në moshën 17-vjeçare për të filluar transformimin e saj fizik menjëherë më pas. Ajo tregon se ka paguar për operacionin e saj të parë të gjoksit me paratë që mori nga mamaja dhe babai i saj për të filluar shkollën e lartë.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA