Gerta e Shëndetësisë “ia luan” prapë Tit Patushit, i “fal” 1.4 miliardë lekë në tenderin ku 6 firma ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.04.2022, 20:57

Ogerta Manastirliu, tipja që aktualisht ulet në kolltukun e Ministres së Shëndetësisë, duket se vazhdon përsëri t’i ketë qejf dhuratat që i bën Petrit Patushit. Ky i fundit është pronar i kompanisë AGRI CONSTRUCTION (Ish ARECO), e cila është “zhdëpur” duke marrë tendera në vlera miliardash kryesisht nga pushteti vendor, qëndror, dhe në disa raste edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë këtu një rast flagrant të ndodhur në vitin 2021 ku Manastirliu mashtroi për të vjedhur shqiptarët e për të pasuruar me lekët e tyre Petrit Patushën në një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë. E në fakt, gjykuar nga shifrat, duket se Gerta e Shëndetësisë vazhdon përsëri të ndjekë hapin e miliardave. Themi kështu pasi rezulton të ketë shpallur përsëri fitues Petrit Patushin dhe kompaninë e tij kompanisë AGRI CONSTRUCTION në një tender tjetër me vlerë rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH, ose mbi 1.1 milion euro.

Tenderi cilësohet mjaft i dyshimtë, pasi rezulton se të paktën 6 firma të tjera kanë ofruar shifra më të ulëta se oferta e Petrit Patushit, por ky i fundit për habi ka fituar pa pikë problemi. Mjafton të përmendim këtu se diferenca mes vlerës së ofruar nga AGRI CONSTRUCTION dhe vlerës më të ulët të ofruar në këtë tender është rreth 160 milionë leëkë të vjetra me TVSH. Pra në rastin më të mirë shtetit i është bërë një dëm ekonomik prej 160 milionë lekësh. Me këto para mund të ndihmoheshin shumë njerëz, sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë ekonomike me rritje të gjithanshme çmimesh. Sa për statistikë, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-20266-02-22-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion i godinës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit