Aksidenti me vdekje në Tiranë/ Qytetari: Ambulanca erdhi 30 minuta me vonesë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2022, 20:49

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë tek Stacioni i Trenit, si pasojë e të cilit humbi jetën një person. Kujtojmë se një automjet tip “Audi” përplasi një motor (fillimisht u tha se përplasi një këmbësor) me drejtues shtetasin me iniciale L.K. 73 vjeç. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ambulanca ka shkuar 30 minuta me vonesë në vendngjarje gjë që ka bërë që këmbësori të jepte shpirt në asfalt.

Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa deri në këto momente nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit