“Nuk merrem me kurva”, fyerja ndaj gazetares i kushtoi 100 milionë lekë drejtorit të RTSH-së

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.04.2016, 16:57

zeko Konflikti që në vitin 2014 mes gazetares së sportit Enkeleida Zeiko dhe Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar Martin Leka, bëri që gazetarja ta padiste këtë të fundit.

Vendimin e Gjykatës e njoftoi vetë gazetarja megjithëse në mënyrë të tërthortë. Në statusin e saj në Facebook ajo shkroi, “Mos mendoni se nuk ka drejtësi në Shqipëri...! Për mua sot drejtësia u bë realitet. Po e shijoj...”.

Në media u raportua se moderatorja ka ftuar gjyqin ndaj drejtorit të RTSH-së, i cili do të gjobitet me 100 milionë lekë dëmshpërblim për ‘fyerje dhe denigrim të figurës morale e publike’ të Zeikos.

Si ndodhi i gjithë konflikti? Në 2014-ën ajo botoi një shkrim në median e shkruar ku akuzonte drejtpërdrejt drejtorin se kishte vjedhur fonde dhe thoshte se ishte hequr nga puna. Një status i drejtorit, Martin Leka, ne Facebook-un e tij u mor si përgjigje ndaj moderatores. “Nuk merrem me k***a(të sponsorizuara nga k***at).

Menjëherë pas kësaj, atij i erdhi dhe padia nga gazetarja. Enkeleida Zeiko kërkonte dëmshpërblim prej 100 milionë lekë për dëmtim të imazhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit